Dritarët
Dritaret janë zona drejtkëndore në të cilat ekzekutohet një aplikim, paraqitet puna apo shfaqet dokumenti.
Të gjithë dritaret kanë elemente të ngjashëm. Kështu të gjitha dritaret kanë një shirit titulli (tittle bar) dhe një shirit menuje (menu bar).
Shiriti i titullit qëndron në pjesën e sipërme të dritares. Ky shirit përmban logon e programimit, emrin e skedarit në të majte dhe tri butona në të djathte : zvogëlo (Minimize), rikthe në gjendjen e mëparshme (Restore) dhe mbyll (Close).
Shiriti i menuse është një shirit drejtkëndor që qëndron poshtë shiritit të titullit dhe shfaq zërat e menuse. Zërat e menuse paraqesin lista që zbresin poshtë dhe që përmbajnë komanda e funksione.
Disa pjese të dritares shfrytëzohen për ti dhëne përmasa të tjera dritares. Këto janë buzët e dritares si edhe butonat Minimize (Zvogëlim) dhe Restore (Rikthe).
Për ta lëvizur një dritare në një vend tjetër ju mund të kapni me kursorin e miut shiritin dhe ta tërhiqni atë në pjesën e desktopit ku dëshironi të vendoset dritarja.
Disa pjese të dritares ju lejojnë juve të punoni me zërat brenda dritarës, si për shembull hapësira e punës (workspace), shiriti horizontal i rrjedhjes dhe shiriti vertikal i rrjedhjes.
Hapësira e punës (workspace) është pjesa e dritarës që kufizohet nga elementet e mësipërm dhe ku realizohet apo shfaqet puna jone.
Shiriti horizontal i rrjedhjes është në pjesën e poshtme të dritares në drejtim horizontal. Ai na shfaq pjesët ngjitur dritares që janë majtas ose djathtas. Për këtë ne mund të lëvizim me ane të miut kutinë e shiritit, mund të klikojmë brenda shiritit ose trekëndëshat në të majte ose në të djathte të shiritit. Mosshfaqja e këtij shiriti tregon se dritarja nuk ka pjesë të ngjitura të padukshme majtas ose djathtas asaj që duket.
Shiriti vertikal i rrjedhjes qëndron vertikalisht djathtas dritares. Ai shërben për të treguar pjesët e ngjitura të dritares që qëndrojnë sipër ose poshtë. Për t’i parë këto pjese zvarritim lart ose poshtë butonin katror të shiritit, klikojmë në shirit ose klikojmë butonat me trekëndësh në skaje të shiritit.
Një nga mjetet më të rëndësishme brenda dritarës është shiriti i menuse.
Menute e shiritit të menuse përmbajnë komanda për të punuar me atë dritare.
Komandat mund të jene të ndryshme nga një dritare në tjetrën, por mënyra e aktivizimit të menuse përgjithësisht është e njëjte.
Për të seleksionuar një menu në shiritin e menuse klikojmë mbi të. këtë gjë mund ta bëjme edhe me tastiere duke shtypur butonin ALT plus një nga shkronjat e nënvizuara në shiritin e menuse.
Për shembull, ALT+F na hap menune File (skedar).
Shiriti i menuse përmban nënmenu që hapen poshtë.
Pasi hapet një nënmenu ju duhet të zgjidhni një komande. Këtë mund ta bëni duke :
- Klikuar në emrin e komandës
- Duke shtypur në tastiere shkronjën e nënvizuar të emrit të komandës
- Duke përdorur butonat (tastot) shigjete lart-poshtë për të zgjedhur komandën e duhur dhe pastaj duke shtypur butonin ENTER në tastiere.
Tastot shigjete në një tastiere të zakonshme janë katër. Ato janë shënuar me shigjeta që tregojnë drejtimet lart, poshtë, majtas, djathtas. Ato shërbejnë për të lëvizur kursorin në këto katër drejtime.
Një menu të veçante përfaqëson menuja e shpejte (shortcut menu). Ajo përmbledh komandat më të zakonshme ose me përdorim më të shumte, për shembull Copy (kopjo). Për ta hapur një menu të shpejte ju pozicionoheni në një pjese të dritares dhe klikoni butonin e djathte të miut. Nëse menuja e shpejte nuk hapet kjo tregon se ju jeni pozicionuar në një pjese të ekranit që nuk parashikon një menu të tillë.
Komandat në një menu mund të jene me ngjyre gri të çelet. Në këtë rast ato janë të parealizueshme, ta pazbatueshme. Kur komandat janë me ngjyre të zezë ato janë të zbatueshme, të realizueshme.
Disa komanda mund të realizohen shpejt nëpërmjet një kombinimi tastosh. Kjo bën që ne të mos realizojmë komandën nëpërmjet aktivizimit të menuse që e përfshin.
Një komande e shpejte me kombinim tastosh funksionon nëse menuja është e mbyllur.
Shembull kombinimesh :
- Komanda Undo (zhbëj) që gjendet në menune Edit mund të realizohet edhe me kombinimin e tastove Ctrl+Z.
Për të mbyllur një menu :
- Shtyp tastin Esc (escape-shmang)
- Kliko kudo jashtë menuse.
Kur zgjedhim një komande menuje që shoqërohet me tri pika na hapet një kuti dialogu. Një kuti dialogu është një tip i veçante dritareje. Ato janë të ndryshme, por kanë disa të përbashkëta : etiketat indeks (tabs), butona, kutitë e përzgjedhjes, kutitë list, kutitë tekst.
Disa kuti dialogu janë të ndara në seksione që kanë në krye emërtimin e tyre. Për të lëvizur nga një seksion në tjetrin shtypim etiketën që na tregon seksionin ku duam të përzgjedhim.
Një buton zbaton udhëzimet tuaja.
Zgjedhja e një butoni me simbolin >> do ta hape me shumë kutinë e dialogut.
Zgjedhja e një butoni emir i të cilit ka edhe tri pika nga pas (...) do të na hape një kuti tjetër dialogu.
Butonat e opsioneve (option buttons) lejojnë të zgjedhësh një nga alternativat që të paaqiten përpara.
Kutitë e përzgjedhjes (check boxes) ju lejojnë të bëni zgjedhje nga një grup. Ju mund të zgjidhni edhe me shumë se një kuti përzgjedhjeje e të njëjtën kohë. Një kuti përzgjedhjeje është zgjedhur nqs brenda saj duket shenja tik (). Ne zgjedhim ose zgjedhim duke klikuar brenda kutisë.
Kutitë list mund të gjenden si në dritare ashtu edhe në kutitë e dialogut.
Disa here një kuti liste nuk mundi t’i paraqesë të gjithë zërat që përmban. Kështu që nevojitet je shirit rrjedhës, vënia në lëvizje e të cilit (me ane të klikimit, zvarritjes së kutisë katrore me shirit, shtypjes së skajeve) paraqet zërat brenda kutisë liste.
Kutitë tekst i gjejmë në kutitë e dialogut dhe në shumë aplikime të tjera të Uindousit. Në këto kuti ju mund të shtypni një tekst të caktuar, për shembull, një fjalëkalim. Kutia tekst ka një pike futjeje (një vije) që të tregon vendin se ku do futet teksti i shtypur.
Nqs kutia tekst shfaq brenda saj një tekst të vetin, ky tekst është i përzgjedhur dhe sapo ju e shkruani ai do të fshihet.
Për të punuar me një tekst ju duhet që fillimisht ta përzgjidhni atë. Përzgjedhja mund të bëhet me anë të vendosjes së shënjuesit të miut në fund ose në fillim dhe zvarritjes se treguesit deri në skajin apo pozicionin që doni.
Shënjuesi i miut është ilustrimi grafik që na komunikon pozicionin e miut në ekran. Forma e shënjuesit mund të ndryshoje sipas veprimit që po kyhet.
Pasi e keni zgjedhur një tekst ju mund ta fshini atë duke shtypur tastin Delete (fshij). Por ju mund të fshini majtas pikës së futjes duke shtypur tastin Backspace. Mund të fshini djathtas pikës së futjes duke shtypur tastin Delete.