Kontrollori llogjik i programueshëm ose programmable logic controller (PLC) është një kompjuterindustrial i specializuar në administrimin e veprimeve industriale. PLC zbaton një program dhe përpunon sinjalet digjitale dhe analogjike të cilët vijnë nga sensorë dhe ju drejtohen aktualizuesve të pranishëm në një impiant industrial. Me kohë, pas thjeshtësimit dhe përparimit të teknologjisë ka hyrë edhe në përdorimin e përditshëm e shtëpiak ; instalimi i një PLC në panelin elektrik të një banese, ndihmon në administrimin e impianteve të instaluar në një shtëpi si psh: impianti ngrohës, antivjedhje, ujitës, LAN, dritave, etj...
Një PLC dhe një objekt hardware.
Karakteristika kryesore është fortësia ekstreme, në fakt një sistem PLC është vendosur në panele elektrike, në zhurmë, me shumë interferenca elektrike, me temperatura të larta dhe me lagështi të lartë. Në disa raste PLC është në funksion 24 orë në 24 për 365 ditë të vitit, në impiante që nuk mund të pushojnë kurrë.
Struktura e PLC përshtatet me procesin e automatizimit.Gjate projektimit të sistemit të kontrollit zgjidhen skeda të përshtatshme me madhësitë elektrike në loje. Skedat e ndryshme vendosen në BUS-in e PLC.

Veprimi i parë që PLC kryen është leximi i hyrjeve dhe këtu nënkuptohen të gjitha hyrjet si ato digjitale edhe ato analoge, të vendosura në board, ose në lidhje të jashtme bus. Pasi ka lexuar hyrjet gjendja e tyre memorizohet në një memorie të quajtur "Regjistër imazh i hyrjeve".Në këtë pikë udhëzimet e komandës përpunohen në sekuencë nga CPU-ja dhe rezultati memorizohet në "Regjistrin e imazhit dalës".Në fund përmbajtja e imazhit të daljeve shkruhet në daljet fizike, d.m.th daljet hapen. Përderisa përpunimi i udhëzimeve përsëritet vazhdimisht flitet për përpunim ciklik ndërsa koha që i nevojitet kontrollorit për një përpunim të vetëm quhet koha e ciklit (zakonisht pak milisekonda).