Mbyllja e programit
Kur ju keni mbaruar punën me programin mund ta mbyllni atë duke shtypur butonin Close (Mbyll) që gjendet në cepin e djathte të shiritit të titullit ose duke shtypur njëkohësisht tastot Alt+F4.
Ju mund ta mbyllni programin edhe duke përdorur menune File. Sipas programit ne fund të kësaj menuje do të jete komanda Exit (Dil) ose Close (Mbyll). Ju klikoni tek kjo komande dhe programi mbyllet.
Ndryshimi sipas dëshirës i menuse Start
Megjithëse Uindousi e ka organizuar vete menune Start për ju, ju mund të bëni ndryshime. Ju mund të kapni ikonat e programeve në desktop, t’i zvarrisni deri sa të arrijnë butonin Start dhe do të shihni se Uindousi e ka vene në krye të menuse Start.
Ju mund të shtoni shortkate në menune Start duke zvarritur ikona desktop apo linke (lidhje) faqesh internet deri tek butoni Start.
Ju gjithashtu mund ta çoni një zë (objekt) nga një menu në tjetrën, për shembull ju mund të tërhiqni programe nga menuja Programs në menune Start.
Ju mund të ndryshoni rendin në të cilin shfaqen programet në menune Start, ose t’i zhvendosni ato në menu të tjera apo në desktop. Këtë mund ta bëni duke e kapur dhe pastaj zvarritur ikonën e programit në pozicionin e dëshiruar.
Gjithashtu ju mund të fshihni një program nga menuja Start, pa e fshire nga atë nga harddrajvi juaj. Kjo bëhet duke klikuar butonin e djathte të mausit dhe duke zgjedhur pastaj Delete.