Koshi riqarkullues
Duke punuar në kompjuter numri i skedarëve dhe dosjeve fillon të rritet aq sa na duhet që shumë prej tyre t’i fshijmë nga hardrajvi në mënyre që të zbrazim hapësirë të nevojshme (kujtese) për dokumentet e reja që duam të futim.
Ne kemi sqaruar që një skedar mund të fshihet duke përdorur tastin apo komandën Delete, por këto skedarë dhe dosje nuk fshihen përgjithnjë. Ato shkojne në koshin riqarkullues (Recycle Bin).
Le të shohim koshin riqarkullues.
Koshi riqarkullues është një dosjesi të gjitha dosjet e tjera, vetëm se permban dosjet dhe skedarë që janë fshire gjetiu. Për të mos e fshire një skedar, duhet ta zgjedhim dhe të klikojmë Restore në menune File. Skedari do të shkojnë në pozicionin fillestar nga u fshi.
Për të fshire një skedar përgjithmonë duhet të zgjidhni dhe të klikoni komandën Delete në menune File ose drejtpërdrejt nga tastiera.
Për të fshire të gjithë zërat që janë brenda përgjithmonë zgjidh komandën Empty Recycle Bin që do të thotë Boshatis koshin riqarkullues.
Ju duhet të boshatisni shpesh Koshin riqarkullues tuaj për ta mbrojtur hardrajvin nga dyndja e skedarëve të panevojshëm