Tani le tu hedhim një sy komandave që janë të menuse shortkat (menu e shpejte) të taskbarit. Kjo menu ju lejon t’i reshtoni dritaret e hapura njëra pas tjetrës në një mënyre që lejon t’i rreshtoni dritaret e hapura njëra pas tjetrës në një mënyre që lejon shikim të shiritit të titullit të të gjithave. Për ta bërë këtë kliko me të djathtën në taskbar dhe pastaj zgjidh Cascade Windows. Por dritaret e hapura mund të vendosen edhe si letrat e boxhozit horizontalisht ose vertikalisht. Për ta bërë këtë klikojmë me të djathtën tek taskbari dhe zgjedhim opsionet Tile Windows Horizontally dhe Tile Windows Vertically. Nëse nuk e duam zgjedhjen që bëmë mund ta zhbëjmë me komandën Undo Tile. Për të minimizuar të gjitha dritaret e hapura klikojmë me të djathtën në taskbar dhe zgjedhim Show the desktop. Për të shtuar mjete të tjera në taskbar si : adresa, lidhje (links), shiritin e gjuhës, desktopin, apo ndonjë dosje tjetër drejtohemi tek menuja shortkat e taskbarit dhe zgjedhim një nga opsionet e komandës TOOLS. Për ti hequr nga taskbari czgjedhim opsionin përkatës tek TOOLS. Ne thamë që taskbarin e kemi horizontalisht poshtë ekranit por mund ta çojmë edhe vertikalisht në njërën nga anët. Para se të bëjmë këtë duhet të sigurohemi që vendosja e taskbarit nuk është e kyçur. Shfaqim menune shortkat të taskbarit dhe shohim nëse është i zgjedhur apo jo opsioni Lock taskbar. Nëse është i zgjedhur ne nuk mkund ta lëvizim taskbarin. Nëse jo, atëherë ne mund ta lëvizim.
Që të mos bëjmë lëvizje të pakontrolluara të taskbarit ne mund ta kyçim pozicionin e taskbarit tek komanda Lock Taskbar e menuse shortkat të taskbarit. Mjetet (Tools) që shtohen në taskbar mund të mos duken të gjitha, kështu që ato kanë nga një vije kufizuese që mund të zvarritet me anë të mausit për të shfaqur apo mbuluar përmbajtjen e mjetit. Mundësitë e taskbarit nuk janë të shumta për të treguar gjithçka ngarkohet në të. Kështu që del nevoja që një pjesë butonash që paraqesin programe joaktive t’i fshihen shfaqes në taskbar. Shigjetat në krah të çdo grupi tregon drejtimin e gjendjes së tyre. Me kalimin e shigjetës shfaqet pjesa e fshehur.
Propeties është komanda e fundit në menune shortkat të taskbarit. Me anë të saj përzgjedhim opsione të ndryshme për ndryshimin e taskbarit.