|
|
 |
|
Struktura e PLC |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Struktura e PLC
Një PLC është i përbërë nga një Ushqyes, nga CPU që në raste të veçanta mund të ketë një memorie RAM ose ROM ose EPROM oseEEPROM, nga një numër i caktuar skedash hyrjeje digjitale dhe daljesh digjitale, dhe në rastin kur nevojiten madhësi analoge PLC mund të përbëhet nga skeda hyrjeje ose daljeje analoge dhe digjitale së bashku.
Nëse PLC vepron në rrjet me PLC të tjerë janë të nevojshme disa skeda komunikimi të përshtatshme me protokollin e rrjetit i cili duhet të ndodhet gjithashtu edhe tek PLC e tjera.
Në rast të veprimeve të lëvizjes, si në fushën e [robotika|robotikës], PLC është e pajisur edhe me skeda të kontrollit të akseve, d.m.th disa skeda shumë të shpejta e të sofistikuara që të lejojnë të administrosh lëvizje dhe pozicionime.
Ushqyesi
Ushqyesi është një aparaturë e nevojshme për funksionimin e PLC. Ky i fundit përdoret për t'iu dhënë energji elektrike të gjitha skedave të PLC. Jepen energji prej 5 V të nevojshme për skedat, tension + ose - 12 V, dhe tensione me voltazhe të tjera gjithmonë duke dhenë elektricitet merrymë të vazhduar. Mund të jete i integruar ose jo në PLC.
CPU
CPU është truri i PLC. CPU është një skedë e ndërlikuar e bazuar në një logjikë të programueshme (Infineon tek CPU Siemens S7) me funksion bazë memorizim dhe akses tek I/O, si edhe bootloader, dhe me një zonë memorie në dispozicion të programit të përdoruesit, d.m.th të programit të automatizimit.
Memoria e përdoruesit është shpesh e jashtme si p.sh memoria EPROM. Avantazhi i memories së jashtme është i lidhur me thjeshtësinë e programimit ose me thjeshtësinë e modifikimin të këtij të fundit.
CPU gjatë funksionimit me rrëgjim bashkëvepron me të gjitha skedat e lidhura me BUS -in e PLC duke transferuar të dhëna e komanda nga dhe drejt botës së jashtme (input dhe output).
Një prej karakteristikave të shumë CPU -ve është kapaciteti për të menaxhuar modifikimet e programit të menaxhimit të procesit gjatë funksionimit normal. Ky funksion është shumë i dobishëm në rastin e impianteve që duhet të jenë gjithmonë aktivë si për shembull në kontrollin e procesit dhe në prodhimin industrial në seri.
Në brendësi të CPU ka pjese të ndryshme, prej të cilave:
-
bashkësi menaxhimi, ose informacione menaxhimi të PLC në vetvete, të vendosura nga ndërtuesi dhe transparente tek përdoruesi ;
-
arkiv temporizatorësh dhe kontaktesh funksionale për operimin e PLC;
-
memorie imazh të procesit, d.m.th informacionet hyrëse dhe komandat dalëse të procesit;
-
memorie përdoruesi, në të cilën shkruhen programet që PLC duhet të zbatojë;
-
ndërfaqe për pajisjen e programimit, që komunikon me veglat e programimit;
-
bus të dhënash, komande, adresa për automobilizimin e të dhënave nëpërmjet pjesëve të ndryshme dhe me ambjentin jashtë CPU -se.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
Radio |
|
|
|
Heute waren schon 10493 visitorshier! |