fnees-iam@msn.com
 
  Home
  Linux
  C gjuhë programimi
  JavaScript
  Hakeri
  Karta grafike
  FireWire
  Asterisk PBX
  Hard Disk
  Harduer kompjuterik
  Wireless
  Java gjuhë programimi
  Karta e zërit
  Menaxhesit e informacioneve personale (PIM)
  Qarqet e inetgruara
  Nanoteknologjia
  Herci
  Arkitektura ARM
  Modemi
  Nderlidhesi IEE 1394
  Nderlidhesi paralel
  Nderlidhesi serik universal USB
  Procesori
  Programat per llogaritje tabelare
  Programet e postes elektronike
  Grafika kompjuterike 3D
  Programet kompjuterike
  Programe grafike
  Desktopi
  Dritarët
  Përdorimi i deskopit
  Startimi i një programi
  Mbyllja e programit
  Shtimi dhe heqja e programeve
  Hyrje në taskbar
  Menuja shortkat e taskbarit
  Ikonat e mbajtëses Sistem
  Puna me skedarë dhe dosje
  Çfarë janë dhe skedarët (files) dhe dosjet (folders)
  Koshi riqarkullues
  Fjalor shpjegues
  Sistem operativ
  Qellimi i Sistemit Operativ
  Aktivitetet e Sistemit Operativ
  Struktura e Sistemit Operativ
  Sistemet Mono-Tasking (një detyrësh)
  Sistemet Multi-Tasking (shumë-detyrësh)
  Sistemet Time-Sharing (kohë-ndarës)
  Drejtuesi i kujteses
  Kujtesa Virtuale
  Drejtuesi i sistemit te dosjeve
  Organizimi
  Drejtuesi i mekanizmave te Hyrje-Daljes (Input<>Output ose I<>O)
  Udhezuesi i pajisjeve (Device Driver)
  Nderfaqja e perdoruesit
  Plc
  Struktura e PLC
  Skedat hyrëse digjitale
  Skedat dalëse digjitale
  Skedat hyrëse analoge
  Skedat dalëse analoge
  Skedat e komunikimit
  Skedat speciale
  Skedat e numërimit te shpejte
  Skeda programuese me prodhim te kompjuterizuar
  Skeda PID (Proporcionali Integral i Derivuar)
  Skeda kontrolli te akseve
  Gjuhet grafike
  Gjuhet tekstuale
  RAM
  Të dhënat në RAM
  Leximi i të dhënave në memorien qendrore
  Llojet e memorieve RAM
  DRAM
  Bit
  Kilobyte
  Vegla informatike
  Paralelizmi (informatikë)
  Background
  Per mi blloku web faqet qe nuk don mi hap
  Rreth viruseve
  Krijo Setup Pa program
  Me ba me Update NOD 32 pa internet
  Si ti bejme Folderat te padukshem
  Fike kompjuterin duke klikuar vetem me nje ikone
  Programet e fshehura te windowsit
  Fjalori i informatikës
  Kombinime Te Butonit ALT
  Si ta bësh webin background
  Shpejtoje Windowsin - shum efikas
  Si Duhet Me Ndru Ip
  Nese don mi qel me 1 tklikume Iconat
  Microsoft Access - Krijim Database
  Kompjuterat Fotonik
  Wireless – Mbrojtja Bazike – 2
  Wireless – Mbrojtja Bazike
  Wireless LAN
  Wi-Fi
  UDP
  Turing machine
  Topologjia e rrjetit
  Teknologjia e informacionit
  Socket
  Skedari
  Skeda
  Sistemi automatik
  Sistemi Rout dhe Gateway
  Sherbimi Newsgroup
  Shërbimi IRC
  Sherbimi Gofer
  Counter
  Titel der neuen Seite
Hard Disk
Hard Disk Drive, (lexo: Hard Disk Drajv, shkurt: HDD) është një memorizues magnetik (shpesh ferro-magnetik) i arkivave kompjuterike, i cili i shkruan arkivat binar mbi sipërfaqen e një disku rrotullues. Të dhënat ruhen në HDD edhe pas largimit të kësaj pjese nga tërësia e sistemit kompjuterik. Ekzistojnë HDD të jashtëm dhe të brendshëm, ku të parët instalohen në brendi të kopjuterëve ose sistemeve kompjuterike, kurse të dytët lidhen me kompjuterët ose sistemet kompjuterike nga jashtë për mes kabllove të ndryshëm e zakonisht me kabllo USB.
Historia
 
Paraqitja e parë e HDD-ve në treg u bë në vitin 1956 njohur si pjesë e kompjuterit IBM 305 RAMAC nga kompania IBM, zbuluar nga Reynold  Johnson Ky HDD kishte 24 inç me mundësi ruajtjeje të 5 milion karaktereve dhe me mundësi përclljeje të të dhënave shumë të vogël.[1]. Në vitin 1961 IBM paraqiti hard diskun "IBM 1301"[2], që mundësi më të shpejtë për leximin e të dhënave.
Në vitin 1973, IBM paraqiti HDD-në IBM 3340 "Winchester" që planifikohej të kishte kapacitet 70MB e që lexonte të media të lubrifikuara e që teknologjia e këtij hard disku është baza e teknologjisë e cila përdoret për prodhimin e HDD-ve të kohës së sotit. [3].
Që nga viti 1956 e gjer në fillim të viteve të 80-ta hard disqet sa i përket anës fizike ishin të mëdhenjë dhe ishte e pa mundur që instaloheshin në zyra të vogla e në shtëpi si dha harxhonin energji elektrike të konsiderueshme sepse duhej vendosur në hapësirë të ruajtur mirë, gjithashtu sa i përket anës memorizuese ato kishin shumë pakë mundësi memorizuese, saktësisht shumica e tyre kishin vetëm 8-inç (respektivisht 210 - 195 mm). Këto hard disqe kishin madhësi e cila mund të krahasohet me një makinë për larjen e rrobave dhe në të shumtën e rasteve kerkonin furnizim tre fazësh energjie. Për shkak të kësajë hard disqet para viteve të 80-ta nuk u përdorën si pjesë për mikro kompjuterë, por kjo ndryshoi kur Seagate Technology paraqiti hard diskun ST-506 i pari që kishte 5.25-inç me kapacitet 5 MB.
Gjatë viteve të mesme të 90-ta HDD-të kishin mundësi ruajtje jo vetëm të dokumenteve me tekste, por edhe të llojeve tjera të skedarëve si foto, audio e video skedarë.
Kapaciteti dhe madhësia e hard disqeve me kalimin e kohës ndryshoi dukshëm duke kaluar nga përmasat e mëdha fizike, me nevoja ekstreme energjie e me kapacitete të vogogla në HDD me përmasa të vogla (që ditët e sotit disa mund të futen në xhepin e palltos) me nevojë të vogël energjie elektrike e me kapacitete të mëdha të ruajtjes së të dhënave.
Tani HDD-të standarde kan kapacitet 1 tera bit.
 
 
Hard disku i vjeter IBM-62PC, rreth vitit 1979, 6 × 8″ Me mundësi rreth 65 MB hapsirë për ruajtje të të dhënave.
 
Mënyra e memorizimit dhe leximit të të dhënave
Memorizimi dhe leximi i të dhënave në një HDD bëhet duke pasur si bazë ligjet e elektro magnetizmit. HDD është i përbërë nga disqe të mbuluara nga një shtresë materiali magnetik. Numri i këtyre disqeve dhe lloji i materialeve mbështjellës tregojnë dhe cilësinë e HDD. Trashësia e kësaj shtrese mbështjellëse është në rangun e 1/10000 mm. Disqet janë të futur në një kuti metalike që mbron disqet dhe pjesët tjera nga grimcat e pluhurit. Në fund të kesaj kutie është një kartelë e quajtur kartela logjike, kjo kartelë merr komandat nga kontrolleri i HDD-së. Kartela logjike përkthen komandat e këtij kontrolleri në ndryshime tensioni në mënyrë që të bëhet spostimi i kokave lexuese dhe shkruese. Kokat lexuese/shkruese janë krahë metalikë që në majë kanë një bobinë elektromagnetike dhe janë të vendosura mbi sipërfaqen e disqeve (1/1000 e diametrit të flokut - afërsisht) në mënyrë që të bëhet leximi/shkrimi i informacionit. Kartela logjike i komunikon kokave lexuese/shkruese nëse të dhënat duhen shkruar/lexuar mbi/nga sipërfaqet e disqeve magnetike. Në qendër disqet janë të lidhur me një bosht që rrotullohet me shpejtësi kostante (mijra rrotullime në minutë).
 
Memorizimi i të dhënave në HDD
Në qoftë se nuk ka asnjë fushë magnetike thërrmijat magnetike që ka pjesa sipërfaqësore e disqeve kanë një orjentim të rastësishëm. Në qoft se mbi to vendoset një magnet (i cili krijon një fushe magnetike) thërrmijat orjentohen sipas fushës magnetike dmth polet pozitive të thërmijave drejtohen nga poli negativ i magnetit ndërsa polet negative nga poli pozitiv. Në këtë mënyrë krijohet një bllok thërrmijash magnetike të orientuara në një kah të caktuar. Rolin e këtij magneti e luan bobina e kokës së shkrimit/leximit, e cila kur në të kalon rrymë elektrike transformohet në një magnet dhe krijon një fushë magnetike. Nqs ndërrohet kahu i rrymës elektrike bobina luan rolin e magnetit me pole të kundërta në karahasim me rastin e parë.
Dy blloqe të njëpasnjëshëm thërmijash të orietuara në një kah simbolizojnë 0 në sistemin binar, ndërsa kur janë të orientuara në kahe të kundërta simbolizojne 1 në sistemin binar. Kështu që nqs duam të shkruajmë 0 në një pozicion të caktuar të diskut duhet të pozicionojmë në këtë vend kokën lexuese/shkruese, krijohet blloku i parë i thërrmijave të orientuara, lëvizet koka dhe krijohet blloku i dytë i njëpasnjëshëm me të parin. Në rastin e parë kur vendoset koka lexuese/shkruese tek blloku i dytë i thërrmijave ndërrohet kahu i rrymës elektrike në mënyrë që thërrmijat të orjentohen me drejtim të kundërt.
 
Leximi i të dhënave të memorizuara në HDD
Që të bëhet leximi i të dhënave të memorizuara në HDD fillimisht analizohen blloqet e krijuara në fazën e memorizimit, duke vendosur kokën lexuese/shkruese mbi ato, por në këtë rast bobinës nuk i vjen rrymë. Kur bobina vendoset mbi të thërmijat magnetike të një blloku janë magnete shumë të vegjël që sidoqoftë krijojnë një fushë magnetike, lëvizja e kokës shkruese/lexuese në këtë fushë magnetike shkakton kalimin e rrymës elektrike në fijet e bobinës. Kjo rrymë e ndryshon kahun në bazë të drejtimit të fushës magnetike, dmth orjentimit të thërrmijave që e kanë shkaktuar atë, nga ky fakt bëhet dallimi midis 1 dhe 0 së memorizuar në HDD.
 
Formatimi i HDD-së
 
Në momentin kur në HDD nuk ka asnjë të dhënë të memorizuar në të (dmth është bosh), përpara memorizimit të të dhënave konkrete psh skedare të ndryshëm duhet bërë një proces paraprak që quhet formatim. Ky proces bën të mundur vendosjen e një adrese specifike për çdo pozicion të diskut. Fillimisht bëhet ndarja e diskut në sektore qarkore pastaj në pista. Kombinimi i një ose disa sektoreve në një pistë është blloku elementar i memorizimit dhe quhet cluster. Në këtë mënyrë si kur shkruan apo kur lexon të dhëna koka shkruese/lexuese di vendodhjen e saj në lidhje me sipërfaqen e diskut. Numri i blloqeve elementare (cluster) që mund të mbajë një disk tregojnë kapacitetin e diskut.
Në sektorin 0 të diskut memorizohet një skedë speciale që quhet FAT (ang: File Allocation Table, lexo Fajll Allokejshën Tejbëll). Kjo skedë përmban informacione për udhëzuesin e diskut, strukturën e udhëzuesve dhe listën e cluster-ëve që janë përdorur për të memorizuar të dhëna.
FAT përdoret nga sistemi operativ DOS dhe disa versione fillestare të Windows 95, ndërsa në sistemet operative të sotme Microsoft përdorë njëVFAT ose ndryshe dhe FAT32, ndryshimet midis këtyre dyjave janë se VFAT lejon leximin dhe shkrimin 32bit ndërsa FAT vetëm të 16 bit. FAT kufizon numrin e skedave që mund të memeorizohen në 65536 çfarë do kapaciteti të ketë disku, nga kjo rrjedh që dimensioni i cluster-it (njësia më e vogel ku mund të shkruhet një skedë ose pjesë e një skede) gjendet duke pjestuar kapacitetin e diskut me 65536(deri në kapacitetin 256 Mb një cluster është 4 KB), kështu që cluster-ët (në FAT) bëhen gjithmonë e më të mëdhenjë me rritjen e kapacitetit të HDD-së. Kur hapësira për memorizimin e skedave bëhet duke përdorur VFAT, mund të memeorizohen një numer më i madh skedash në disk , dimensionet e cluster-it janë standard 4 Kb, për disqe deri në 2 terabyte (ose afersisht 2 milione MB).
 
Kompresimi i disqeve
Siç u tha dhe më lart dimensionet e cluster-it tek FAT mund të arrinë dimensione relativisht të mëdha (psh 32 KB). Duke marrë parasysh faktin që një skedë teksti jo i formatuar që ka vetëm një karakter kërkon një hapësirë prej 1 KB për t’u memorizuar në disk del se memorizimi i një skede 1 Kb realisht memorizohet në një hapësirë në disk 32 KB, që është një harxhim i konsiderueshëm i hapësirës së memorizimit në HDD. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për VFAT (vetëm që këtu harxhimi është më i vogël sepse dimensioni i një clusteri është 4Kb). Ekzistojnë programe kompjuterike (sistemet operative Windows i kanë të integruara) që bëjnë kompresimin e disqeve. Keto programe kopmjuterike bëjnë të mundur shkrirjen e gjitha skedave të diskut në një të vetëm për të evituar harxhimet e hapësirës së memorizimit.
 
Defragmentimi i disqeve
Kur memorizojmë skedën e parë në disk kjo memorizohet gjatë një piste në cluster të njëpasnjëshem, me fjalë të tjera koka lexuese/shkruese kalon nga një cluster tek tjetri në mënyrë të vazhdueshme. Këtë logjikë mund të përdorim në rastin kur memorizohen skedat fillestare në HDD, për pos eleminimit të një skede kjo e fundit le një hapësirë bosh që është e disponueshme për memorizimin e një skede ose pjese të një skede tjetër. Nqs do të përgjithësonim në rastin e shumë skedave del që me kalimin e kohës memorizimi i skedave nuk bëhet më në cluster të njëpasnjëshëm por në cluster që mund të jenë shumë larg nga njëri tetri. Ky fenomen (fragmentimi i skedave) ngadalson kohën e leximit dhe shkrimit pasi kokat magnetike duhet të lëvizin në hapsira që janë larg nga njëra tjetra për shkrimin dhe leximin e një skede. Si në rastin e mëparshëm ekzistojnë programe kompjuterike që bëjnë defragmentimin e disqeve, dhe bëjnë tëmundur memorizimin e një skede në cluster të njëpasnjëshëm (ose të afërt). Me anë të ketyre programeve kopmjuterike bëhet e mundur rritja e shpejtësisë së leximit dhe memorizimit të një skede në disk.
 
Radio  
   
Heute waren schon 10474 visitorshier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden