fnees-iam@msn.com
 
  Home
  Linux
  C gjuhë programimi
  JavaScript
  Hakeri
  Karta grafike
  FireWire
  Asterisk PBX
  Hard Disk
  Harduer kompjuterik
  Wireless
  Java gjuhë programimi
  Karta e zërit
  Menaxhesit e informacioneve personale (PIM)
  Qarqet e inetgruara
  Nanoteknologjia
  Herci
  Arkitektura ARM
  Modemi
  Nderlidhesi IEE 1394
  Nderlidhesi paralel
  Nderlidhesi serik universal USB
  Procesori
  Programat per llogaritje tabelare
  Programet e postes elektronike
  Grafika kompjuterike 3D
  Programet kompjuterike
  Programe grafike
  Desktopi
  Dritarët
  Përdorimi i deskopit
  Startimi i një programi
  Mbyllja e programit
  Shtimi dhe heqja e programeve
  Hyrje në taskbar
  Menuja shortkat e taskbarit
  Ikonat e mbajtëses Sistem
  Puna me skedarë dhe dosje
  Çfarë janë dhe skedarët (files) dhe dosjet (folders)
  Koshi riqarkullues
  Fjalor shpjegues
  Sistem operativ
  Qellimi i Sistemit Operativ
  Aktivitetet e Sistemit Operativ
  Struktura e Sistemit Operativ
  Sistemet Mono-Tasking (një detyrësh)
  Sistemet Multi-Tasking (shumë-detyrësh)
  Sistemet Time-Sharing (kohë-ndarës)
  Drejtuesi i kujteses
  Kujtesa Virtuale
  Drejtuesi i sistemit te dosjeve
  Organizimi
  Drejtuesi i mekanizmave te Hyrje-Daljes (Input<>Output ose I<>O)
  Udhezuesi i pajisjeve (Device Driver)
  Nderfaqja e perdoruesit
  Plc
  Struktura e PLC
  Skedat hyrëse digjitale
  Skedat dalëse digjitale
  Skedat hyrëse analoge
  Skedat dalëse analoge
  Skedat e komunikimit
  Skedat speciale
  Skedat e numërimit te shpejte
  Skeda programuese me prodhim te kompjuterizuar
  Skeda PID (Proporcionali Integral i Derivuar)
  Skeda kontrolli te akseve
  Gjuhet grafike
  Gjuhet tekstuale
  RAM
  Të dhënat në RAM
  Leximi i të dhënave në memorien qendrore
  Llojet e memorieve RAM
  DRAM
  Bit
  Kilobyte
  Vegla informatike
  Paralelizmi (informatikë)
  Background
  Per mi blloku web faqet qe nuk don mi hap
  Rreth viruseve
  Krijo Setup Pa program
  Me ba me Update NOD 32 pa internet
  Si ti bejme Folderat te padukshem
  Fike kompjuterin duke klikuar vetem me nje ikone
  Programet e fshehura te windowsit
  Fjalori i informatikës
  Kombinime Te Butonit ALT
  Si ta bësh webin background
  Shpejtoje Windowsin - shum efikas
  Si Duhet Me Ndru Ip
  Nese don mi qel me 1 tklikume Iconat
  Microsoft Access - Krijim Database
  Kompjuterat Fotonik
  Wireless – Mbrojtja Bazike – 2
  Wireless – Mbrojtja Bazike
  Wireless LAN
  Wi-Fi
  UDP
  Turing machine
  Topologjia e rrjetit
  Teknologjia e informacionit
  Socket
  Skedari
  Skeda
  Sistemi automatik
  Sistemi Rout dhe Gateway
  Sherbimi Newsgroup
  Shërbimi IRC
  Sherbimi Gofer
  Counter
  Titel der neuen Seite
Topologjia e rrjetit

Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën e kabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.

Ndarjet e rrjetave

1. Kategoritë

1.1. Sipas madhësisë
1.2. Sipas marrëdhënieve
1.3. Sipas topologjisë
1.4. Sipas funksioneve

2. Protokollet

Topologjitë e lidhjes së rrjeteve kompjuterike

Topologjia e rrjetit është model i lidhjeve të cilat lidhin çifte të nyjeve të rrjetit. Është formë e rrjetit LAN ose të ndonjë sistemi tjetër komunikues. Një nyje e dhënë ka një ose më shumë lidhje me tjera, dhe këto lidhje mund të shfaqen në shumëllojshmëri formash të ndryshme. Lidhja më e thjeshtë është lidhja e njëanshme mes dy njësive ose mjeteve. Lidhje e dytë mund të shtohet për komunikim të dyanshëm. Topologjia e rrjetit është e përcaktuar prej konfigurimit të lidhjeve mes nyjeve. Topologjitë e rrjetave janë të ndara në këto kategori themelore:

* Linare – (line)
* Magjistralë – (bus)
* Yll – (star)
* Unazë – (ring)
* Dru – (tree)
* Mesh

Topologjia Lineare

Topologjia lineare krijon lidhje të dyanshme në mes një kompjuteri dhe kompjuterit të ardhshëm. Kjo përvojë është nga fillimi i kompjuterëve, pasi që secili kompjuter, përveç atyre në fillim dhe fund, kërkon dy pranues dhe dy transmetues.

Topologjia Magjistralë

Topologjia magjistralë karakterizohet me bartjen kryesore që paraqet shtyllën e rrjetës ku janë të lidhur kompjuterët. Kjo topologji llogaritet pasive sepse kompjuterët e lidhur në magjistralë vetëm „vëzhgojnë“ çka ndodh në të. Kur e vërejnë përmes kartelës së rrjetit se të dhënat janë drejtuara kah ato atëherë këto të dhëna i pranojnë. Kur kompjuteri është i përgatitur për të dhënë informata,ai në fillim vërtetohet se asnjë kompjuter tjetër nuk dërgon të dhëna në magjistralë, dhe atëherë i dërgon pakot e informacioneve të tij .Në rrjetë si magjistralë më shpesh shfrytëzohet kabllo koaksial. (ky kabëll shumë pak dallohet prej kabllos së TV të rëndomtë).Rrjetat me topologji magjistralë lehtë lidhen dhe zgjerohen në krahasim me topologjitë tjera ato kërkojnë sasi të caktuar të kabllove. Në rrjetat me topologji magjistrale janë të shpeshta ndërprerjet kabllovike ku vështirë mund të zbulohen. Nëse një konektor hiqet bien e gjithë rrjeta. Këto rrjeta sot përdoren më rrallë të mbetura nga e kaluara. Në figurë duket topologjia magjistralë.

Topologjia Yll

Në topologjinë yll kompjuterët janë të lidhur me pajisje qendrore për lidhje i cili quhet shpërndarës. Secili kompjuter është i lidhur me kabllon e veçantë deri në shpërndarës. Për arsye se për secilin kompjuter të lidhur ekziston kabllo e veçantë dhe portë e veçantë për lidhje ,shumë lehtë mund rrjeta edhe të zgjerohet. Kufizim mund të jetë vetëm numri i hyrjeve në shpërndarës. Nëse një kompjuter ç’kyçet kompjuterët tjerë mund të punojnë pa problem në mes veti. Pjesa më e ndjeshme është shpërndarësi qendror. Në topologjinë yll shpërndarësi shërben si pikë e lidhjes qendrore si që shihet në figurë.

Topologjia Unazë

Në topologjinë unazë kompjuterët lidhen me kabllo në rend dhe formojnë rreth fizik. Në këtë topologji informacioni udhëton kah përçuesit (kabllot) në një drejtim. Kompjuterët në unazë pranojnë paketë dhe pastaj të njëjtën paket e dërgojnë te kompjuteri tjetër në rrjetën unazë. Topologjia unazë llogaritet aktive sepse kompjuterët e lidhur në unazë dërgojnë token nëpër gjatësinë e unazës. Token është paket i veçantë i të dhënave.

Gjetja e defektit në topologjinë unazë është mjaft e vështirë sepse me prishjen e një kompjuteri në rrjetë ndërpritet rrjedhja e informatave në unazë dhe kështu nuk dimë ku është ndërprerja. Futjen dhe heqjen e kompjuterit të ri në rrjetë bënë ndërprerje të punës së rrjetës. Për arsye se hardueri për Token ring është i shtrenjtë dhe për mirëmbajtjen e kësaj rrjete duhet administratorë me përvojë të madhe këto rrjeta përdoren vetëm në firmat e fuqishme e jo në rrjeta lokale shtëpiake. Për rrjeta lokale në zyra dhe shtëpi më e përshtatshme është rrjeta në yll. Në figurën e mëposhtme shihet topologjia e rrjetës në unazë figurë.
.
Topologjia Tree (formë druri)

Topologjia TREE (formë druri) mund të shihet si nj koleksion i rrjetave yll të vendosura në hierarki. Ky rregullim në formë druri ka nyje periferike individuale të cilat kanë detyrë të pranojnë dhe transmetojnë vetëm prej nyjeve dhe nuk kërkohen të jenë si repetitorë apo regjeneratorë. Në dallim prej topologjisë yll nyja qendrore mund të shpërndahet.

Si në rrjetin konvencional yll, nyje individuale mund të izolohen prej rrjetit me një defekt të vetëm të një pike të vetme transmetuese. Në qoftë se një lidhje me gjethin e rrjetit në formë druri dështon, ai gjeth (leaf) izolohet; në qoftë se një lidhje me nyje e cila nuk është gjeth dështon, një sektor i tërë i rrjetit izolohet prej pjesës tjetër.

Për ta lehtësuar sasinë e trafikut të dhënave që vjen nga transmetimi i çfarëdo të dhëne dhe nga cilido vend, janë krijuar nyje më të përparuara që do të mbajnë llogari për identitetin e sistemeve të ndryshme të lidhura në rrjet. Këto Switch-a rrjeti do ta mësojnë bazën e rrjetit duke transmetuar të paketa të dhënash gjithandej e pastaj duke vëzhguar prej nga vijnë përgjigjet paketë.

Radio  
   
Heute waren schon 10797 visitorshier!
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden