Njësia qendrore e përpunimit (anglisht:Central Processing Unit) ose shkurt CPU, është pjesë e një sistemi kompjuterik i cili kryen udhëzimet e një programi kompjuterik, dhe është një element parësor në ushtrimin e funksioneve kompjuterike.Ky term ka qenë në përdorim në industrinë e kompjuterëve të paktën që prej fillimit të viteve 1960.Forma, hartimi dhe zbatimi i CPU kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga shembujt më të hershme, por operacioni i tyre themelor mbetet i njëjtë.
Veprimet e tij janë të caktuara nga një program me kodin e makinës. Detyrat kryesore të tij janë operacionet aritmetike, leximi dhe shkrimi i të dhënave në regjistrin e punës (kujtesa RAM) si zbatimin e urdhëresave në Programe. Format moderne të CPU-së janë Mikroprocesorët në të cilat të gjitha integralet dhe pjesët tjera përbërës të CPU-së janë të futura në një mikrointegral (mikrochip).

Procesori I kompjuterit Pentium IV i ka 42 milion elemente ne teknologjin bashkohore nje QI-QIP dimenzionet I kan me te vogla se 100 nanometra (nm)