Hyrje në taskbar
Taskbari shërben si një qendër komandash për programet e Uindousit. Prej taskbarit ju mund të startoni programe, por taskbari ruan edhe gjurmët e dritareve të hapura. Zakonisht ju e gjeni taskbarin në fund të ekranit, por ju mund ta çoni atë në çdo ane të ekranit. Për ta lëvizur taskbarin mjafton të pozicionoheni në një pike të tij (qe nuk është pjese e ndonjë butoni) dhe ta zvarrisni në pozicionin e dëshiruar. Çdo dritare e hapur ka një buton në taskbar. Butonat bëjnë të mundur kalimin nga një dritare tek tjetra. Për këtë klikojmë butonin e dritares që duam ta bëjmë aktive. Duke klikuar me të djathtën (mbi butonin e djathte të mausit) mbi butonin e dritares në taskbar na shfaqet një menu komandash me ane të të cilave mund të mbyllim, të zmadhojmë, të zvogëlojmë, të lëvizim, të kthejmë në pozicionin e mëparshëm dritaren. Nëse nuk e shihni taskbarin ju mund ta shfaqni atë duke shtypur njëkohësisht Ctrl+Esc ose duke shtypur tastin Start që ka logon e Uindousit. Ju mund ta përdorni taskbarin për të mbyllur programe. Klikoni djathtas mbi butonin e programit në taskbar dhe në menune që del zgjidhni Close (Mbyll).