Nanoteknologjia
( nga greq. νανοτεχνολογία; νάννος [nános] = xhuxh; τέχνη [tehni] = mjeshtri, zejtari, art dhe, λογία
[logia] = fjalosje, diskutim) është një fushë eksperimentale eshkencës së zbatuar dhe teknologjisë
që merret me mbikqyrjen dhe shfrytëzimin e ndërtimtarisë së lëndës në një shkallë nën 100
nanometra. Qëllimi i naoteknologjisë është krijimi i lëndëve dhe aparateve dhe pajisjeve të reja
duke përdorur një atom ose molekulë të vetme (p.sh. qarqe elektronike) me veti të
shkallës nano.
Një nanometër është 1/1000.000.000 m (1 e miliardëta pjesë e metrit). Pritet që
nanoteknologjia të
japë një ndihmesë të rëndësishme në fushën e kompjuterikës, të
gjysmëpërçuesve,bioteknologjisë, mjekësisë dhe energjisë.
